Sot nis 'EURO 2020', kolonë zanore në ndeshjen hapëse do të jetë hiti i këngëtarit shqiptar

Mediale Vip

Sot nis 'EURO 2020', kolonë zanore në ndeshjen hapëse do të jetë hiti i këngëtarit shqiptar

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 12:37
EURO 2020

Pandemia e shtyu ngjarjen më të rëndësishme futbollistike në Europë për EURO 2020 dhe rikthehet sot me një spektakël të garantuar.

Ceremonia zyrtare do të nisë në orën 19:00, ndërkohë që ndeshja hapëse do të jetë mes Turqisë dhe Italisë në “Olimpico” në Romë.

Një tjetër ngjarje e veçantë për ne shqiptarët është se në start-in e kampionatit evropian të futbollit, do të jetë edhe një bashkëkombës i yni.

Këngëtari Ermal Meta do të shoqërojë si kolonë zanorë me me hitin ‘Uno’, në stadiumin olimpiko të Romës në ndeshjen hapëse Itali-Turqi

Në skenë do të ngjitet këngëtari me famë botërore Andrea Boceli, ndërsa zëri i Ermal Metës do të shoqërojë rrëfimin e SKY Sport pak para nisjes së ndeshjes Itali-Turqi.

Kënga 'Uno' flet për një udhëtim me fjalë dhe muzikë që shkon në çdo fushë futbolli dhe tregon se ku nuk është e nevojshme të jesh i famshëm për të luajtur sport dhe shijuar atë.

Në kampionatin europian të futbollit do të përballen 24 skuadra finaliste, turne që do të zgjasë plot një muaj dhe finalja e madhe do të luhet në datën 11 korrik në stadiumin legjendar të Anglisë, Wembli.

Për herë të parë do të kthehen edhe tifozët në stadiume, vendim që mori UEFA. Nesër në mbrëmje në shkallët e Olimpikos do të jenë 14 mijë spektatorë që kanë kaluar COVID, janë vaksinuar ose kanë një test negativ COVID.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat