Zbulohen detaje, mbretëresha festoi 100-vjetorin e Princit Philip në privatësi

Mediale Vip

Zbulohen detaje, mbretëresha festoi 100-vjetorin e Princit Philip në privatësi

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 15:48
Mbretëresha Elizabeth dhe princi Philip

Mbretëresha reflektoi dhe kujtoi privatisht Princin Philip në atë që do të kishte qenë ditëlindja e 100-të e burrit të saj.

Monarkja, 95 vjeçe, i dha një dedikim prekës Dukës së Edinburgut duke mbjellë një trëndafil të veçantë në kopshtin e shtëpisë së saj në Kështjellën Windsor.

Burimet e pallatit kanë zbuluar se si Mbretëresha, e cila pritet të ketë një takim në fundjavë me presidentin Joe Biden dhe me bashkëshorten e tij Jill Biden në Windsor Castle, nuk kishte asnjë angazhim ditën e djeshme dhe e kaloi ditën privatisht.

Të brendshmit mbretëror i thanë Katie Nicholl të Vanity Fair, se Madhëria e saj u vizitua nga Princi Andrew dhe Wessexes me rastin prekës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat