Gold AG nervozohet nga kolona në Prishtinë

Mediale Vip

Gold AG nervozohet nga kolona në Prishtinë

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 17:59
Gold AG

Gjatë orëve të fundit, në rrugët e Prishtinës u bë një kaos nga kolonat e mëdha të veturave.

Pritja shumë e madhe në rrugë i nervozoi qytetarët, e në këtë kolonë rastisi të jetë edhe reperi Gold AG.

Me anë të një postimi, ai thotë se arsyeja e kësaj kolone është semafori te rrethi, teksa ndau një foto na kolona e gjatë.

Image

“Arsyeja e kësaj kolone është semafori i lodhun te rrethi (pa arsye)”, janë fjalët e Goldit.

Ndryshe, projekti i fundit i Gold AG është “Përhajr gjyshe” në duet me Shyhrete Behlulin, kurse pritet që më 12 qershor ta lansojë këngën “Plumbi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat