Remzie dhe Nexhat Osmani publikojnë duetin “Ditari”

Mediale Vip

Remzie dhe Nexhat Osmani publikojnë duetin “Ditari”

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 19:13
Remzie dhe Nexhat Osmani

Dy artistët janë rikthyer me këngë të re.

Remzie dhe Nexhat Osmani sapo kanë publikuar projektin e tyre më të ri me titull “Ditari”.

Kënga në fjalë erdhi e vizualizuar edhe me klip, në të cilin mori vëmendje Remzia me dukjen elegante në të gjitha skenat e klipit.

Videoklipi i “Ditarit” është punuar nga FullMoon Production, muzikën e bëri Marsel Gunga dhe 2Step, ndërsa për tekstin u kujdes 2Step.

Vëlla e motër erdhën me një këngë ritmike, pak kohë para se të rikthehen me koncerte e mbrëmje muzikore.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën “Ditari”, kënduar nga Remzie dhe Nexhat Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat