Armando nuk i kërkon falje Stelës: Do takohemi në gjykatë

Mediale Vip

Armando nuk i kërkon falje Stelës: Do takohemi në gjykatë

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 21:59
Armando dhe Stela

Pas ofendimeve dhe zënkave të forta mes tyre, që çuan deri në largimin nga studioja të Stelës, kjo e fundit dhe Armando janë përballur me njëri-tjetrin.

Ai është shprehur se nëse Stela nuk tërhiqej nga deklaratat e saj, do ta padiste në gjykatë.

Stela ka kërkuar që ai t’i kërkonte falje për ofendimet, ndërsa ai nuk ka pranuar.

Stela: Pretendoj të më kërkosh falje.

Armando: Jam nga ata që jam pioner, partizan dhe mbështetës i barazisë gjinore, nëse ka dikush këtu në studio që mbron emancipimin gjinor ai jam unë. Nëse ke diçka me mua jam gati të jap përgjigje.

Stela: Unë pretendoja që do kërkoje falje, është një shprehje që fjalët e shumta janë fukarallëk.

Armando: Të të kërkoj falje?

Stela: Si je sjellë me mua nuk është për një mashkull.

Armando: Jam këtu nga një keq perceptim televiziv nga ana e publikut.

Stela: Nëse do të kishe kërkuar falje do të të ngrinte vlerat.

Stela: E di si po dukesh? Sikur i ke marrë e po i lexon ato që po thua.

Armando: Për çfarë të të kërkoj falje? Për gënjeshtrat, për shpifjet që ke bërë?

Stela: Cilat gënjeshtra?

Armando: Një gënjeshtër e madhe dhe nëse nuk do të tërhiqesh nga deklaratat e tua do takohemi në gjykatë.

Stela: Kam frikë se do të dalin gjëra të tjera.

Armando: Ti je një kontradiktë e gjallë Stela.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat