Springsteen sjell bashkëpunimet e reja

Mediale Vip

Springsteen sjell bashkëpunimet e reja

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 10:59
Springsteen

Bruce Springsteen e ka konfirmuar që ka bashkëpunuar me bendin The Killers si dhe me John Mellencamp gjatë periudhës së pandemisë.

Ikona e Neë Jersey-t, e ka zbuluar materialin e ri gjatë një paraqitje të tij në Sirius XM, E Street Radio.

“Është Brandon [Floëers] dhe unë me bendin, kemi bërë diçka që do të dalë së shpejti, brenda një jave aty diku”, ka thënë Springsteen.

“E kam mbajtur veten të zënë. Kam punuar në tri këngët në albumin e John [Mellencamp-it], dhe kam kaluar ca kohë me të në Indiana. E dua John-in shumë. Ai është një teksshkrues shumë  i mirë dhe jam afruar shumë me të dhe jam zbavitur me të. Kam kunguar pak në projektin e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat