Melisa më e lumtur se kurrë, i thur vargje dashurie Andit

Mediale Vip

Melisa më e lumtur se kurrë, i thur vargje dashurie Andit

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 16:28
Melisa dhe Andi

Melisa i bëri dedikim romantik Andit.

Një ndër çiftet më të përfolura në shoubiz aktualisht janë Melisa Lleshi dhe Andi Shehu.

Dyshja e konfirmuan lidhjen e dashurisë vetëm pas daljes nga emisioni “Përputhen”, ndërsa tani shihen kudo bashkë.

Madje, ata nuk hezitojnë që përmes postimeve të ndryshme t’i dedikojnë njëri-tjetrit fjalë zemre, e këtë dashuri e shfaqin edhe në paraqitje në intervista.

Image

“Dreq, kam rënë shumë në dashuri me ty”, shkruan Melisa së fundi, teksa e filmoi Andin në veturë.

Kujtojmë se Andi kishte dalë si çift me Tean nga “Përputhen”, por pastaj u zbulua se ishte vetëm lojë e tij dhe konfirmoi lidhjen me Melisën duke u shfaqur në videoklipin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat