Kledi publikon foto nga pushimet familjare

Mediale Vip

Kledi publikon foto nga pushimet familjare

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 22:48
Kledi Kadiu me familjen e tij

Kledi Kadiu ka publikuar fotot më të bukura nga pushimet me familjen e tij. Vajza dhe bashkëshortja e tij shfaqen në disa shkrepje të ndryshme, tipike nga ato fotot e pushimeve që jemi mësuar të shohim vërdallë.

Destinacioni që kanë zgjedhur është Puglia në Itali, por shkrimi i Kledit tërhoqi veçanërisht vëmendje. “Pushimet e fundit të tre”, shkroi ai, duke lënë të kuptohen, se bashkëshortja është drejt fundit të shtatzënisë së saj.

Në pushimet e radhës do kenë një antar më shumë në grupin e tyre.

Image

Së fundmi Charlotte zbuloi se emrin e djalit që vjen më jetën në gusht, e kanë vendosur. Emri do nisë me shkronjën G dhe është lehtësisht i shqiptueshëm në shqip, italisht dhe frengjisht.

Fansat e çiftit kanë sugjeruar emrin Gabriel, por nuk ka ende konfirmim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat