“Dujëm” nga Butrint Imeri vjen në treg me këtë datë

Mediale Vip

“Dujëm” nga Butrint Imeri vjen në treg me këtë datë

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 00:11
Butrinti Imeri

Këngëtari i njohur po vjen së shpejti me projektin e ri muzikor.

Butrinti Imeri duket se ka vendosur ta nis sezonën e verës për këtë vit me një hit tjetër.

Butrint Imeri ka gati projektin e ri ”Dujëm” dhe ka paralajmëruar se do të vijë për pak ditë. Përmes një postimi në Instagram ai ka ndarë disa sekuenca nga kënga e re, e cila duket të jetë plot ritëm.

Image

Edhe një herë këngëtari po i këndon dashurisë së ‘humbur’ por që kësaj radhe po e sjell këngën me muzikë më të përshpejtuar duke iu përshtatur stinës së verës.

Në Instastory ai ka publikuar dy fotografi ku shkruan data e lansimit të projektit muzikor, i cili vjen me 23 qershor dhe titulli i cili do të jetë “Dujëm”.

Image

Fansat e Butrinit po e presin projektin e ri muzikor me padurim dhe janë mjaft të lumtur për rikthimin e tij me një këngë verore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat