Emma Corrin: Roli i Dianës, është disi e tmerrshme

Mediale Vip

Emma Corrin: Roli i Dianës, është disi e tmerrshme

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 11:58
Emma Corrin

Emma Corrin ka thënë se luajtja e rolit të Princeshës Diana në “The Crown” ka qenë e tmerrshme.

Aktorja 25-vjeçare është shfaqur në seritë në Netflix dhe ka rikujtuar presionin që ka ndjerë kur iu dha roli.

“E kujtoj kur e fitova rolin, e ndjeva atë ndjesi të çmendur të përgjegjësisë, roli i Dianës, është disi e tmerrshme”, ka thënë ajo për revistën Variety.

Image

Ajo ka treguar se nuk kishte dashur të luante këtë rol, fillimisht ka thënë se u punësua të ndihmonte aktorët e tjerë me audicionet e tyre. Më pas tregon se, u pyet nga prodhuesit e serive që të ndihmonte me leximin e disa rreshtave dhe më pas mori rolin e Dianës.

Emma pati thënë më herët se shpreson që princesha do të ndjehej “krenare” për performancën e saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat