Kanye West do të bëjë një fëmijë me Irina Shayk?

Mediale Vip

Kanye West do të bëjë një fëmijë me Irina Shayk?

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 12:29
Kanye West dhe Irina Shayk

Kanye West dhe Irina Shayk paskan qenë bashkë prej muajsh dhe askush nuk paska ditur asgjë! Burime të afërta me çiftin e ri kanë treguar për TMZ se Ye dhe Irina kanë qenë së bashku për muaj, duke takuar njëri-tjetrin që në mars.

Mësohet se ata kanë filluar lidhjen që prej ceremonisë përkujtimore për DMX.

Që atëherë kishte shenja që Yeezy dhe Irina kishin diçka bashkë, pasi ajo u pa e veshur me një këmishë përkujtimore për DMX para se të ishte në duart e publikut të gjerë. Kujtojmë se bluzat me porosi X janë projektuar nga Balenciaga dhe porositur nga marka Yeezy dhe Kanye ndihmoi në mbledhjen e mbi 1 milion dollarëve për familjen e DMX me fitimet.

Por, si janë planet e çiftit për fëmijë? A po mendon Kanye të bëjë një fëmijë me Irina Shayk?

Burimet tregojnë se reperi s’e ka ndërmend diçka të tillë. Ai është tepër i fokusuar tek katër fëmijët e tij, që janë e gjithë bota për të dhe momentalisht po shijon lidhjen e re, pa plane për fëmijë.

Kanye dhe Irina kanë njohje të përbashkëta dhe po e shijojnë në maksimum shoqërinë e njëri-tjetrit, ndaj kanë vendosur t’ia lënë të gjitha kohës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat