Tatuazhi super i veçantë i Britney Spears

Mediale Vip

Tatuazhi super i veçantë i Britney Spears

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 12:34
Britney Spears

Këngëtarja Britney Spears ka ndarë së fundmi në llogarinë e saj në Instagram tatuazhin më të veçantë që ka në trupin e saj, duke dhënë ide frymëzimi për të gjithë ndjekësit.

Tatuazhi të cilin as vetë nuk e sheh asnjëherë, ndodhet në qafë dhe ka një shkrim në hebraisht.

“Thotë” Mem Hey Shin “, që do të thotë shërim”. Është tatuazhi im i preferuar, por për ironi të fatit nuk e shoh kurrë ”- shkruan Britney.

“New York Times” publikoi së fundmi një dokumentar për jetën e Britney Spears dhe jetën e saj të kontrolluar, dokumentar i cili u quajt “Framing Britney Spears”.

Dokumentari trajtonte jetën e këngëtares nga fama, problemet me drogën dhe marrëdhëniet e ndryshme, e deri te kujdestaria e të atit, Jamie Spears.

Bota u shokua nga fakti që në moshën 26 vjeçare, Spears ishte vendosur nën një kontroll që zakonisht i vendoset të moshuarve ose personave të paaftë fizikisht ose mendërisht për të marrë vendime.

Pavarësisht kontrollit të madh për të cilin s’dinte gjë askush, Britney ia doli të kishte një karrierë të shkëlqyer dhe të performonte me sukses në shumë turne. Gjithashtu, këngët e saj kanë qenë prej kohësh më të pëlqyerat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat