Aktori i jep fund lidhjes disavjeçare me këngëtaren e njohur

Mediale Vip

Aktori i jep fund lidhjes disavjeçare me këngëtaren e njohur

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 14:57
Çifti shfaqeshin kudo bashkë

Aktori i njohur shqiptar ose siç njihet ndryshe edhe si djali i Yllka Mujos, i ka dhënë fund lidhjes disavjeçare me këngëtaren Gigliola Haveriku.

Çifti shfaqeshin kudo bashkë, madje dhe në intervista të ndryshme kanë shprehur publikisht dashurinë e tyre.

Lidhja e tyre ishte aq serioze, sa Gigliola ishte e pranishme edhe në martesën e motrës së Amosit, Elia me Princ Lekën. Mirëpo, duket se çdo gjë ka marrë fund.

Ata kanë fshirë fotot nga “Instagrami” dhe nuk e ndjekin më njëri-tjetrin.

Ndonëse nuk dihet arsyeja e ndarjes, kujtojmë që prej disa kohësh, Gigliola është pjesë e “E diell” në “Top Channel”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat