Veshja e Jill Biden, një kundërpërgjigje ndaj xhaketës famëkeqe të Melania Trump?

Mediale Vip

Veshja e Jill Biden, një kundërpërgjigje ndaj xhaketës famëkeqe të Melania Trump?

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 19:23
Melania Trump/ Jill Biden

Të enjten, presidenti Joe Biden pati takimin e tij të parë personal me kryeministrin britanik Boris Johnson. Por ajo që ra më shumë në sy dhe u diskutua në internet ishte veshja e Zonjës së Parë, Jill Biden. Në pjesën mbrapa të xhaketës së saj të zezë shkruhej me gurë “LOVE” (dashuri).

Ky shkrim u ka kujtuar njerëzve menjëherë xhaketën famëkeqe, me një mesazh totalisht të ndryshëm nga ky, që ish-Zonja e Parë Melania Trump veshi në vitin 2018 kur vizitoi në Teksas një qendër me fëmijë emigrantë. Në pjesën e pasme të xhaketës së saj shkruhej: "Me të vërtetë nuk më intereson, po ju?"

Për çudi, xhaketa e Biden po interpretohet gjerësisht si një kundërpërgjigje për ish-Zonjën e Parë. Sigurisht, Jill nuk foli drejtpërdrejt për ngjashmërinë me veshjen e Trump kur u pyet nga gazetarët, por tha:

"Oh, dashuri? Unë mendoj se ne po sjellim dashuri nga Amerika. Kjo është një konferencë globale dhe ne po përpiqemi të sjellim unitet në të gjithë globin. Dhe mendoj se është e nevojshme tani, që njerëzit të kenë një ndjenjë uniteti nga të gjitha vendet dhe një ndjenjë shprese pas këtij viti pandemi."

Nuk e dimë sa ju bindi juve ky shpjegim, por shumë njerëz online nuk ndalojnë dot së bëri krahasimet me xhaketën e Melania-s, e cila u përfol gjatë (për keq) asokohe.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat