LGBT kërkon heqjen e fjalës ‘nënë’, Bes Kallaku shprehet kundër: Shpirtin ma ngroh vetëm ‘o ma, o ba”

Mediale Vip

LGBT kërkon heqjen e fjalës ‘nënë’, Bes Kallaku shprehet kundër: Shpirtin ma ngroh vetëm ‘o ma, o ba”

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 08:00
Bes Kallaku

Kërkesa e komunitetit LGBT për të zëvendësuar fjalën “nënë” me “prind që ka lindur” ka shkaktuar mjaft debat dhe revoltë tek qytetarët, të cilët e kanë konsideruar këtë kërkesë absurde. Lidhur me këtë ka reaguar dhe Bes Kallaku gjatë puntatës së sotme në spektaklin e humorit, “Kosherja”. Duke argumentuar se përse është kundër kësaj kërkese, aktori i humorit thotë ndër të tjera se “shpirtin ma ngroh vetëm fjala ‘o ma, o ba’.

“Nuk kam asgjë, mbase është mirë siç thoni ju por thjesht na keni kapur pa përgatit. Na është mësuar goja duke thënë o ma, o ba. Si do e themi shprehjen nana, si do ta ndryshojmë jam prindi 1. Si do ta ndryshojmë pallatin 176, atë prindin 1 nuk ta shanin por për atë prindin 2 çfarë nuk thonë. Do të ndryshojmë këngët. Imagjino dhe Vagabondin duke kënduar sado që je gangster mos u bën gangster me prindin 1 ose kur dëgjon zërin e prindit 1.

Dhe pastaj imagjino Alban Ramosajn kur fitoi Këngën Magjike të mos thoshte ma fitova por prindi 1 fitova. Si t’i thërrasim Babastars? Prindi 2 stars apo pesë pyetje nga prindi 2 ramo. Po Nënë Terezën, po Baba Mondin. Pastaj do të hyjë sherri në familje pse ti prindi 1 dhe unë dyshi. Pastaj ndahen për mospërputhje numrash. Po si do t’ju themi gjyshërve?

Të gjithë ne prindërit mezi presim atë muajin kur fëmija fillon dhe belbëzon mama, baba. Imagjino të jetë tre vjeç dhe me fëmijën tënd prej dore takon një mikun tënd, e të thotë a ka filluar me fol. Ca ka thënë në fillim mama apo baba. Fëmija kur shkon 5 vjeç do të fillojë të thotë prindi, atëherë pastaj do të mësojë 1 ose 2, dhe më pas do të dijë me fol mama ose baba në gjuhën aktuale. Nuk kam asgjë por shpirtin ma ngroh vetëm fjala ‘o ma dhe ba’.”, tha Besi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat