Kendall Jenner dhe Devin Booker festojnë përvjetorin e lidhjes së tyre

Mediale Vip

Kendall Jenner dhe Devin Booker festojnë përvjetorin e lidhjes së tyre

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 10:09
Kendall Jenner dhe Devin Booker

Kendall Jenner dhe Devin Booker janë duke festuar një vjetorin e lidhjes së tyre.

Për këtë datë të veçantë, dyshja kanë zgjedhur që të ndajnë disa imazhe të realizuara së bashku, shkruan Daily Mail.

Në fotografinë e parë ata shihen të ulur në një tavolinë, teksa Jenner përqafonte nga mbrapa Booker.

Në të vërehej edhe qeni gjigant i basketbollistit të njohur, me të cilin po argëtoheshin që të dy.

Të tjera nga ana e dyshes erdhën nga udhëtimet e tyre të shumta që kishin bërë, duke shkrepur imazh edhe nga avioni privat.

Ani pse deri më tani nuk është bërë e ditur lidhja e tyre, çifti ka bërë një vit që shijojnë romancën.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat