E vetmja “urë lidhëse” midis Harry-t dhe William-it është ky person

Mediale Vip

E vetmja “urë lidhëse” midis Harry-t dhe William-it është ky person

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 15:16
Princit William dhe Princit Harry

“Ura lidhëse” midis Princit William dhe Princit Harry, sipas burimeve mbretërore konsiderohet Kate Middleton.

Në fillim të këtij muaji, Harry dhe gruaja e tij, Meghan Markle, pritën vajzën e tyre, Lilibet Diana Mountbatten-Windsor, dhe Harry i dërgoi kunatës së tij lajmin në vend t’ia jepte vëllait të tij drejtpërdrejt.

Pasi u bë publik lajmi për lindjen e foshnjës Lili, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit ndanë një postim në llogarinë e tyre zyrtare në Instagram për të uruar Sussexes për anëtarin më të ri të familjes së tyre.

“Ne jemi shumë të lumtur nga lajmi i ardhjes në jetë të bebes Lili. Urime Harry, Meghan dhe Archie”, shkruanin  Will dhe Kate në Instagram, së bashku me një foto bardh e zi të Harry dhe Meghan duke pozuar me djalin e tyre, Archie.

Po ashtu është mësuar se William dhe Kate kanë qenë ndër të parët që i kanë dërguar një dhuratë çiftit për lindjen e vogëlushes. ‘Us Weekly’ raporton se sapo Kate dhe William u informuan për lindjen e vogëlushes i dërguan Lilibet një dhuratë.

Nga ana tjetër është mësuar se Meghan dhe vogëlushja janë kthyer në shtëpi. Buimet kanë treguar për mediat se vëllai i madh, Archie, e ka pritur shumë mirë motrën dhe se deri më tani nuk ndjen asnjë lloj xhelozie për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat