Regjisori i parë shqiptar që xhiron film shqiptar në Serbi

Mediale Vip

Regjisori i parë shqiptar që xhiron film shqiptar në Serbi

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 16:27
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj

Eduart Grishaj ka nisur xhirimet e një filmi shqip në Serbi.

Regjisori Eduart Grishaj po vazhdon punën për projektet e reja filmike.

Këtë herë, Grishaj ka udhëtuar për në Beograd, ku po i vazhdon xhirimet e filmit shqiptar në territorin Serb.

E emocionuar me këtë fakt u shpreh partnerja e tij, Arbana Osmani, e cila ka publikuar fotografi nga xhirimet e filmit.

“7production dhe Eduart Grishaj duke xhiruar ne Serbi nje film Shqiptar eshte nje emocion me vete”, shkruan ajo.

Më pastaj, Arbana njofton se Eduarti është regjisori i parë shqiptar që po punon film shqip në Serbi.

“Po ashtu, urime për Eduart Grishajn tim që qenka regjisori i pare shqiptar që xhiron nje film Shqiptar në Serbi”, ka shkruar ajo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat