50 vjeç ndryshon profesion, gruaja e Ros Stewart bëhet police

Mediale Vip

50 vjeç ndryshon profesion, gruaja e Ros Stewart bëhet police

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 18:56
Penny Lancaster

Në kohën kur gratë e tjera të artistëve të famshëm “zhyten” në luks, ose e kalojnë kohën në pushime apo nëpër dyqane të shtrenjta, Penny Lancaster ka veshur uniformën e polices dhe patrullon rrugët e Londrës.

Ajo është e martuar që prej 2007-tës me Rod Stewart, këngëtari i famshëm që numëron në llogarinë e tij bankare më shumë se 300 milionë dollarë.

E shoqja e Stewart i çuditi të gjithë kur vendosi të bëhej pjesë e forcave të rendit. Biondja me këmbë të gjata që në rininë e saj ka qenë modele, është fotografuar nga paparacët duke patrulluar rrugët e Londrës.

Ajo vetë rrëfeu për daily Mail se nuk ka bërë ende asnjë arrestim, por thotë se ka mundur t`i shpëtojë jetën një gruaje që donte të hidhej nga një urë.

Penny tregon gjithashtu se shumë njerëz nuk e njohin kur e shohin në rrugë të veshur ashtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat