Në përvjetorin e lindjes, Stresi ka një surprizë të këndshme për fansat

Mediale Vip

Në përvjetorin e lindjes, Stresi ka një surprizë të këndshme për fansat

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 20:22
Stresi

Stresi feston ditën e sotme 35 vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë, reperi ka surprizuar fansat e tij duke publikuar këngën më të re në bashkëpunim me Ish.

Kënga mban titullin “Out of my mind”. Kjo është hera e parë që feston ditëlindjen në Londër, ku ndodhet prej disa muajsh.

Megjithatë kjo nuk e ka ndalur të merret me muzikë pasi ai ka qenë mjaft aktiv me projekte. Reperi ka ndarë dhe një mesazh me ndjekësit pas mesnatës ku shkruante:“Ditëlindja imë e parë në Londër.

I rrethuar me njerëzit më të pastër në shpirt. E kam kuptuar se çdo të thotë ditëlindja ime sot”. Sakaq, kujtojmë që në Prill ai publikoi dhe duetin me reperin C Biz, që mban titullin ”Feel Good”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat