Rikthime tek ish-at, Angelina Jolie e Jennifer Lopez

Mediale Vip

Rikthime tek ish-at, Angelina Jolie e Jennifer Lopez

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 09:45
Angelina Jolie dhe Jennifer Lopez

Me fakte po shohim që muajt e fundit shumë personazhe publikë janë ribashkuar me ish-partnerët e tyre, që deri tani janë parë si histori të mbyllura prej kohësh.

Angelina Jolie është njëri rast. Ajo u divorcua ngë Brad Pitt para 5 vitesh dhe së fundmi u pa duke hyrë në shtëpinë e burrit të saj të parë, në Nee York me një shishe verë në duar. Nëse ka rinisur diçka, apo ka qenë takim miqësor, është ende herët të thuhet.

Nga ana tjetër, JLo u ribashkua me Ben Aflleck dhe tani kemi foto teksa të dy puthen. Sipas thashethemeve, edhe Alex Rodriguez që u nda pak më herët nga Jennifer, është hedhur në krahët e ish-bashkëshortes së tij.

Me pak fjalë, në një periudhë si kjo, me frikën e një vale tjetër të pandemisë dhe dëshirën për t’iu rikthyer normalitetit, në dashuri paska një ‘boom’ shansesh të dyta. Ndërkohë fansat janë ndarë në dy grupe, ata që janë të lumtur për ribashkimet, e të tjerë që e shohin si humbje kohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat