Mbretëresha e kthyer në ikonë stili!

Mediale Vip

Mbretëresha e kthyer në ikonë stili!

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 18:12
Letizia Ortiz

Tashmë ajo është kthyer në një nga ikonat më të ndjekura të modës në botës. Mbretëresha e Spanjës, Letizja ka treguar se një veshje e stiluar me kujdes megjthëse e përdorur më parë, të lë pa fjalë dhe herën e dytë apo të tretë që e vesh.

Ish- gazetarja spanjolle, në darkën zyrtare me kryeministrin e Koresë së Jugut, ka veshur të njëjtën veshje pa ndryshuar asnjë detaj nga hera që e kishte veshur, në nëntor të 2019.

Zakonisht ajo dhe Kate Middleton janë të njohura për veshjet e tyre te ricikluara, po herë pas here ato shtojnë disa detaje të tjera për të ndyshuar pak a shumë veshjen.

Veshja për të cilën bëhet fjalë është një fustan i stilistit të njohur Dries Van Noten, kombinuar me një pale sandale të zeza me ar të firmës Magrit. Vëthët dhe unaza të stilistes Helena Nicolau.

E gjithë veshja pa asnjë lloj ndryshimi ishte përdorur në ceremoninë e dhëniës së çmimit gazetarit Francisco Cerecedo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat