Jennifer Lopez nuk e kishte harruar kurrë ish-in e saj Ben Affleck!

Mediale Vip

Jennifer Lopez nuk e kishte harruar kurrë ish-in e saj Ben Affleck!

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 18:21
Jennifer Lopez me aktorin Ben Afleck

Duket si një skenar i mirëprogramuar kthimi i këngëtares dhe aktores Jennifer Lopez me aktorin Ben Afleck. Por, në fakt nuk është aspak ashtu. Të paktën për divën e muzkës. Ajo i ka ruajtur gjithmone një vend të veçantë aktorit në zemrën e saj.

Kanë kaluar 17 vite nga ndarja e tyre, por pop starja siç dhe zbulon portali “Page Six”nuk e harruar asnjëherë.Për të ai ka qenë dhe mbetet “ai që e la, duke e dërmuar shpirtërisht .” 

Jennifer dhe Beni u fejuan në vitin 2002 dhe ishin çifti më i bukur dhe më i ndjekur në Hollywood. Por befas në janar të 2004 çifti i thotë lamtumirë njëri-tjetrit dhe siç shkruan “Page Six”, në atë kohë Jennifer Lopez ishte tërësisht e dërmuar nga fundi i kësaj marrëdhënie. Megjithëse sipas shumë zërave ishte vetë ajo që kishte thënë mjaft.

“Ajo donte fëmijë, donte të krijojne familje, ndërsa ai nuk donte të hiqte dorë nga stili i tij i jetës prej beqari” shkruhet në portal. Jennifer Lopez ka dy fëmijë nga martesa me këngëtarin Mark Anthony. Kurse Ben Affleck pas ndarjes me këngëtaren u martua dhe divorcua me aktoren Jennifer Gardner me të cilën ka dhe tre fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat