Këtë propozim të kryeministrit Kurti, Genc Prelvukaj e quan ‘banalitet politik’

Mediale Vip

Këtë propozim të kryeministrit Kurti, Genc Prelvukaj e quan ‘banalitet politik’

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 19:05
Genc Prelvukaj

Prelvukaj thotë se propozimi i Kurtit që Kosova e Serbia të nënshkruajnë marrëveshje të paqes duke u zotuar të mos e sulmojnë njëra-tjetrën është ‘banalitet politik’.

Genc Prelvukaj kohë pas kohe përmes postimeve në rrjete sociale flet për çështje të ndryshme aktuale të vendit.

Së fundi, përmes një postimi, reperi kishte disa fjalë lidhur me takimin e kryeministrit Albin Kurti me Aleksandër Vuçiqin.

Sipas Gencit, propozimi i Kurtit që Kosova dhe Serbia të nënshkruajnë një marrëveshje të paqes, ku zotohen se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën është banalitet politik.

Ai thotë se propozimi i tillë bëhet vetëm pas konfliktit ushtarak kur kapitullon tërësisht dhe se tregon dobësi e mungesë dinjiteti kundrejt kundërshtarit.

“Propozimi i Kurtit që Kosova dhe Serbia të nënshkruajnë marrëveshje të paqes duke u zotuar që nuk do ta sulmojnë njëra tjetrën është banalitet politik.

Një propozim si ky bëhet vetëm pas një konflikti ushtarak kur ke kapitulluar tërësisht, ose kur ndjehesh i pafuqishëm në tryezë të bisedimeve.

Kjo tregon dobësi dhe mungesë dinjiteti kundrejt kundërshtarit. Shtetet i tregojnë dhëmbët në të tilla raste dhe e promovojnë forcën në raport me kërcënimet nga pala tjetër. Propozimet për mos sulmim çdohere ipen nga palët e dobëta gjatë bisedimeve”, shkruan Genc Prelvukaj. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat