John Legend tregon si po i përjeton Chrissy Teigen akuzat e vazhdueshme për bullizëm

Mediale Vip

John Legend tregon si po i përjeton Chrissy Teigen akuzat e vazhdueshme për bullizëm

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 19:11
Chrissy Teigen dhe John Legend

Chrissy Teigen ka qenë së fundmi në qendër të akuzave për bullizëm të kryer ndaj shumë personave në të shkuarën, të cilët duket se e kanë parë të arsyeshme vetëm tani të flasin hapur për këtë çështje.

Ndërsa bashkëshorti i saj, këngëtari John Legend, është pyetur publikisht për faktin si po e kalon bashkëshortja e tij këtë situatë aspak të lehtë.

Në videon e postuar në TMZ, Legend u pyet për Teigen dhe ai tha thjesht:

"Po ia del për mrekulli!"

Këtë javë stilisti i "Project Runway" Michael Costello postoi një deklaratë në Instagram duke thënë se ai donte të vriste veten dhe se është ende i traumatizuar, i dëshpëruar dhe ka mendime për vetëvrasje, e gjithë kjo pas bullizimit që ai pretendon se Teigen i ka bërë në 2014-ën (lexo këtu).

Teigen, ka thënë se ka shumë njerëz të cilëve duhet t’u kërkojë falje publike dhe thotë se ka arritur të kontaktojë me disa prej tyre privatisht.

Legend mbështeti postimin e bashkëshortes, duke e ripostuar nga llogaria e tij dhe duke theksuar një fjali të saj ku thoshte:

"Ne të gjithë jemi më shumë se momentet tona më të këqija".

Disa personazhe të famshëm i ofruan Teigen mbështetje pas faljes së saj publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat