Aktorja në luftë me buliminë në serinë e re

Mediale Vip

Aktorja në luftë me buliminë në serinë e re

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 19:17
Rose Byrne

Seria e re dramatike e Apple TV-së, “Physical”, e sjell Rose Byrnen në rolin e një gruaje ambicioze që vuan nga çrregullimi me ushqimin e që lumturinë fillon që ta gjejë në botën e aerobikut dhe leotardëve në vitin 1980.

“Skenari ishte i rrezikshëm”, është shprehur Byrne, e cila tanimë i ka tejkaluar dyshimet nëse mund të përkushtohet për një projekt të ri, pasi që ka luajtur edhe në “Damages” gjatë së njëjtës kohë.

Byrne e portretizon rolin e një instruktoreje të aerobikut dhe një shtëpiakeje të quajtur Sheila Rubin. Ajo e lëndon vazhdimisht veten në monolog të vrazhdë të brendshëm, shpeshherë duke e quajtur veten të trashë dhe budallaqe. Vuan nga bulimia dhe anashkalohet nga bashkëshorti i saj, Danny (Rory Scovel), që ia vjedh të gjitha idetë për ta udhëhequr një zyrë publike, gjersa asaj i jep tepër pak merita dhe autonomi.

“Takohemi me Sheilën në një pikë të ulët të jetës. Dhe seria është thellësisht e pakëndshme në shumë mënyra, si në të dëgjuarit e mendimeve të saja të brendshme, në të demonstruarit të sëmundjes dhe varësisë së saj, të martesës jofunksionale që është vërtet mjaft tradicionale, në të cilën ajo e ka një rol më shumë dytësor në shtëpi. Kështu që, me të gjitha këto gjëra të kombinuara, thjesht nuk kisha lexuar kurrë më parë diçka të tillë”, ka thënë Byrne.

Pjesa argëtuese e serisë është paraqitja e Byrnes e veshur në letardë dhe duke bërë aerobik me disa prej këngëve më të mira të viteve ’80.

“Kam filluar të ushtroj me Jennifer Hamiltonin, koreografen tonë, disa muaj më herët. Bënim video-thirrje në ‘Zoom’ disa herë në javë. Me kalimin e kohës fitova më shumë vetëbesim dhe e kuptova evoluimin e Sheilës. Dhe sigurisht se kemi qenë autentikë në portretizimin e viteve ’80 dhe se si janë dukur gjërat në atë kohë”, ka thënë aktorja.

Një gjë që edhe Byrne e edhe kolegu i saj Scovel shpresojnë se publiku do ta kuptojë nga seriali, është që bulizimi i vetes nuk është diçka që u ndodh vetëm atyre.

Scovel ka treguar se, ndonëse nuk ka pasur monologje të tilla të brendshme, ai ka motra dhe e kupton se nëpër çfarë kalojnë shumë gra.

“Physical” do të jepet premierë në “Apple TV”, të premten, më 18 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat