Reagon ashpër Adrola ndaj disa dukurive në shoqëri: Çohu Enver, na bëj derman

Mediale Vip

Reagon ashpër Adrola ndaj disa dukurive në shoqëri: Çohu Enver, na bëj derman

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 21:06
Adrola Dushi

Si rrallëherë, Adrola Dushi përmes postimit të fundit ka prekur një çështje tjetër.

Me anë të një postimi në Instagram, ajo në mënyrë figurative thotë se “duhet të zgjohet Enver Hoxha”, kur shikon se çfarë ndodhë përreth.

Sipas saj, shoqëria shqiptare nuk di ta menaxhojë lirinë dhe demokracinë.

“Ne si Shqiptare nuk dijme ta menaxhojme lirine dhe demokracine. Cohu Enver na bej derman”, shkruan ajo.


Kurse, përmes postimit tjetër, ajo sqaron se thirrja “Çohu Enver” është figurative, pasi shpreh atë se si ndjehet pas ndodhive banale që ndodhin në vend.

“Per storyn paraardhes, thirrja “cohu enver” eshte absolutisht figurative dhe kjo nuk do te thote qe une preferoj regjim komunist apo totalitarist, kjo ishte thjeshte per te shprehur shokun tim emocional/mendor sa i perket ndodhive banale qe ndodhin ne vendin tone. Duke u perpjekur per te qene si bota, po ngaterrojme vlerat, talentin me banalitete dhe imazhin siperfaqesor qe po perpiqemi ta shesim. Edhe pse eshte fraze kontradiktore per ne shqiptaret, kjo qe une permenda nuk eshte ne ligjerate te drejte por figurative sic e thashe dhe po e perdor ne nje moment te caktuar ku shoqeria jone po kalon episode te renda si jetesore, ashtu edhe kulturore”, përfundon Adrola. 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat