Samanta tregon kohën e publikimit të këngës së re

Mediale Vip

Samanta tregon kohën e publikimit të këngës së re

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 21:49
Samanta

Këngëtarja e njohur Samanta Karavella ka kohë që ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor.

Me anë të postimit të fundit, artistja ka bërë të ditur se kënga e saj e re publikohet më 23 qershor bashkë me videoklip.

“Mala”, mban titullin kënga e re e Samantës, të cilën e paralajmëroi me anë të një videoje të shkurtër në Instagram.

“MALA /Premierë 23.06.2021”, shkruan artistja.

Ndryshe, projekti i fundit nga Samanta Karavella mbetet “Emnin tem”, të cilin e publikoi në muajin maj.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur kësaj radhe për fansat e saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat