Nesër sjellin pjesën e dytë të hitit “Parajsa ime”, Alban Skënderaj dhe Elgit Doda

Mediale Vip

Nesër sjellin pjesën e dytë të hitit “Parajsa ime”, Alban Skënderaj dhe Elgit Doda

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 17:57
Alban Skënderaj dhe Elgit Doda

Albani e Elgiti u bënë bashkë sërish për një duet.

Dy këngëtarët e njohur, Alban Skënderaj dhe Elgit Doda po vijnë me një projekt të ri muzikor.

Dyshja kanë vendosur që hitit “Parajsa ime” t’ia realizojnë pjesën e dytë, e cila do të publikohet nesër (e shtunë).

“PARAJSA IME 2 Neser, ora 18:00 @elgitdoda“, shkruan Albani sipër videos ku paralajmëron këngën përmes disa sekuencave të shkurtra.

Kujtojmë se pjesa e parë e këngës “Parajsa ime” u publikua vitin e kaluar dhe mori 24 milionë klikime në kanalin YouTube.

Mbetet të shihet se a do ta ketë suksesin e njëjtë edhe pjesa e dytë e kësaj kënge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat