Victoria’s Secret heq dorë nga “engjëjt”

Mediale Vip

Victoria’s Secret heq dorë nga “engjëjt”

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 06:34
Victoria’s Secret

Kompania më e njohur amerikane e veshjeve të brendshme, Victoria’s Secret, ka vendosur të ndryshojë plotësisht imazh.

Marka e famshme ka vendosur të nisë një kapitull të ri dukë zëvendësuar “engjëjt” e saj të famshëm me gra aktiviste, sportiste dhe aktore të njohura që do të jenë përfaqësuese e reja të “Victoria’s Secret”.

Si pjesë e fushatës së re të markës, modelet e saj do të zëvendësohen me anëtare të reja për të përcjellë frymën e diversitetit dhe ndryshimit.

Këto gra janë përzgjedhur më shumë për kontributin e tyre se sa për proporcionet e trupit dhe qëllimi i fushatës është që të krijohet një ide më e vërtetë dhe origjinale për bukurinë.

7 anëtaret kryesore të përzgjedhura për t’ju bashkuar “VS Collective” janë aktore, producente dhe sipërmarrëse të njohura si: Priyanka Chopra Jonas, futbollistja Megan Rapinoe, aktivistja e komunitetit LGBTQI Valentino Sampaio, refugjatja nga Sudani Jugor Adut Akech, gazetarja britanike Amanda de Cadenet, aktivistja e LGBTQI Paloma Elsesser dhe skiatorja Eileen Gu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat