Tayna dhe Azet kanë përgatitur të tjera surpriza

Mediale Vip

Tayna dhe Azet kanë përgatitur të tjera surpriza

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 06:42
Azet dhe Tayna

“Ti harro”, bashkëpunimi i parë mes Taynës dhe Azet rezultoi një hit i vërtetë i kësaj vere. Kjo këngë ka arritur një super sukses në një kohë shumë të shkurtër. Teksa kanë kaluar vetëm 2 javë nga publikimi, “Ti harro” numëron mbi 5 milionë klikime në Youtube.

Mirëpo Tayna dhe Azet nuk i kanë mbyllur ende punët me njëri-tjetrin dhe së shpejti do të vijnë me një tjetër bashkëpunim.

Tayna dhe Azet do të mbyllin verën në muajin gusht me një tjetër duet. Është mësuar se projekti i dytë i reperëve mban titullin “Tekila” dhe do të jetë një miks mes dy gjuhëve, shqip dhe gjermanisht.

Paraprakisht Tayna do të publikojë dy këngë të tjera, një solo me videoklip të realizuar në Shqipëri dhe një bashkëpunim tjetër.

Siç duket Tayna do të jetë kryefjala e këtij sezoni dhe kjo falë punës së saj dhe përkushtimit total në muzikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat