Sherri me Noizy/ Meriton Mjekiqi flet për herë të fundit

Mediale Vip

Sherri me Noizy/ Meriton Mjekiqi flet për herë të fundit

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 23:02
Noizy dhe Meriton Mjekiqi

Meriton Mjekiqi dhe Noizy kanë qenë nga emrat më të përfolur në rrjete sociale kohët e fundit, pasi mes tyre ka pasur shumë përplasje virtuale.

Por mesa duket moderatori njohur Meriton Mjekiqi ka vendosur që të mos flasë më për të dhe ta konsiderojë tashmë një kapitull të mbyllur.

I ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun ai është pyetur në lidhje me Noizy-n, por ka refuzuar të japë një mendim për të.

“Të ndërrojmë pyetje sepse çdo përgjigje e imja ndaj emrin që përmende mund të bastardohet. Kam vendosur, e them ekskluzive,  që nga ky moment me lut çdo gazetar dhe çdo media që të mos përfshihet emri im dhe i tij. Ky është një vendim i imi. Koha televizive është shumë e rëndësishme për t’i dhënë audiencë”, është shprehur Meritjon Mjekiqi.

Ndër të tjera Jonida Shehu e ka pyetur: “Meriton Meriton Mjekiqi gjysmën e suksesit dhe të famës ndërkombëtare që Don Xhoni ka me “Make a pose”?

Ndërsa Meritoni është përgjigjur: “Meritoni meriton shumë më shumë se kaq, mendoj unë, se punoj fort. Kam pasur shumë vështirësi për të ardhur në këtë pikë, ndërsa të tjerët e kanë pasur shumë të lehtë”.

Moderatori i njohur është pyetur edhe në lidhje me djalin e tij, i cili tha se këtë temë nuk do dëshironte ta komentonte shumë publikisht.

“Është një pikë që mundohem të ik. Marrëdhënia me djalin tim, e rëndësishme është që rritet shëndetshëm dhe marrëdhëniet e mia janë gjithmonë të hapura dhe të mira”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat