Blogerja tregon momentin e sikletshëm: Pastruesja më kapi mat me burrin në hotel

Mediale Vip

Blogerja tregon momentin e sikletshëm: Pastruesja më kapi mat me burrin në hotel

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 08:15
Ami Bekteshi

Së fundmi në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel, u diskutuan pushimet e verës, dilema nëse duhen kaluar në Turqi apo Shqipëri.

Pjesë e diskutimit ishte edhe blogerja e ushqimeve Ami Bekteshi, e cila së fundmi ka lënë Francën për të pushuar disa ditë në jug të vendit tonë.

Teksa të ftuarat po ndanin eksperiencat në studio, Ami kujtoi një nga rastet kur ishte duke pushuar me të shoqin në Francë dhe pastruesja e hotelit u kishte hyrë në dhomë pa trokitur.

“Si duket kishte menduar se dhoma ishte liruar dhe hyri pa trokitur.

Unë dhe im shoq ishim ende aty si çift i ri, e kuptoni”, kujtoi mes të qeshurash Ami.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat