A do të performojë më Britney Spears?

Mediale Vip

A do të performojë më Britney Spears?

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 12:09
Britney Spears

Teksa është në pritje të seancës së radhës për kujdestarinë nga babai i saj, Britney Spears vendosi t’ju përgjigjet disa pyetjeve për të cilat fansat e saj janë kurioz. Ajo ka publikuar në rrjete sociale një video të shkurtër, në të cilën ju është përgjigjur pyetjeve më të zakonshem të bëra nga fansat e saj. Mes tyre ishin dhe pyetjet në lidhje me karrierën e saj, nëse ajo do të jetë në gjendje të performojë sërish në një skenë.

“Pyetja është, ‘Jam gati të ngjitem sërish në skenë?’. Nuk ja kam idenë. Po kënaqem për momentin. Jam në një tranzicion në jetën time dhe po shijoj veten”, është përgjgjur këngëtarja duke buzëqeshur.

Këngëtarja nuk ka performuar në një skenë që nga viti 2018-të, duke qenë se prej kohësh ajo është në një betejë ligjore me babain për shkak të kujdestarisë. Këtë vit ajo ka qenë në qendër të vemendjes mediatike për shkak të dokumentarit “Framing Britney Spears”, ku tregohen detaje në lidhje me jetën e saj.

Ky dokumentar trajton jetën e këngëtares nga fama, problemet me drogën dhe marrëdhëniet e ndryshme, e deri te kujdestaria e të atit, Jamie Spears. Bota u shokua nga fakti që në moshën 26 vjeçare, Spears ishte vendosur nën një kontroll që zakonisht i vendoset të moshuarve ose personave të paaftë fizikisht ose mendërisht për të marrë vendime.

Pavarësisht kontrollit të madh për të cilin s’dinte gjë askush, Britney ia doli të kishte një karrierë të shkëlqyer dhe të performonte me sukses në shumë turne. Gjithashtu, këngët e saj kanë qenë prej kohësh më të pëlqyerat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat