Ronela në korrik vjen me tjetër këngë të re

Mediale Vip

Ronela në korrik vjen me tjetër këngë të re

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 15:52
Ronela

Këngëtarja Ronela Hajati gjatë kësaj periudhe ka sjellë këngë të njëpasnjëshme të albumit të ri.

Artistja, ka lansuar katër këngë të albumit “Rron”, ndërsa falënderon të gjithë për pritjen që ua bënë këtyre këngëve.

Me anë të postimit të fundit, Ronela thotë se ishte përgjegjësi për të që ishte kantautore në këtë album dhe se donte materiale të ndryshme nga njëra-tjetra.

Për të përmbyllur pjesën e parë të albumit, ajo do të lansojë edhe një këngë të re muajin e ardhshëm.

“4 kenget e para nga albumi visual “RRON” ? Faleminderit per cdo fjale te mire dhe kritike! Ne kete album vij si kantautore dhe per mua eshte pergjegjesi teper e madhe! Kam dashur te realizoj materiale totalisht ndryshe nga njera tjetra! Jane dhe shuuume kenge deri ne fund te vitit! Videoja permbyllese e pjeses se pare del muajin tjeter dhe deri athere dua te falenderoj shume njerez qe kane dhene kontributin e tyre per te realizuar gjithe kete pune kolosale! Ju dua me zemer ?“, shkruan Ronela.

Ndryshe, dy ditë më parë, Ronela Hajati dhe Vig Poppa publikuan këngën “Alo”, e cila ka marrë afro 1 milion klikime në YouTube. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat