Bebe Rexha do i jepte një këshillë vetes së saj 16-vjeçare!

Mediale Vip

Bebe Rexha do i jepte një këshillë vetes së saj 16-vjeçare!

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 23:40
Bebe Rexha

Që në moshën 16-vjeçare ka pasur qëllim që të arrijë majat për të arritur suksesin e dëshiruar.  Prandaj në një intervistë të dhënë së fundmi për “Bustle”, ajo ka treguar se çfarë këshille do t’i jepte vetes në këtë moshë.

“Do i thoja vetes të merrte frymë thellë, të jetonte momentin dhe të mos e merrte çdo gjë pranë zemrës. E kam sforcuar shumë veten. Dhe akoma kështu jam. Por do doja të isha më pak dhe të shijoja momentin. Kam kërkuar shumë prej vetes. Edhe kur isha 16 vjeç, isha e etur, gjithmonë thoja: çfarë kam për të bërë tjetër? Pse po e bëj këtë? Pse nuk e bëj dot këtë? Do doja ta kisha shijuar më shumë rrugëtimin. Do i thoja vetes të merrja frymë thellë dhe të ngadalsoja”, u shpreh Bebe.

Kujtojmë se në datën 7 maj, këngëtarja publikoi albumin më të ri muzikor. Ky është albumi i saj i dytë gjatë jetës profesionale, i cili mban titull “Better Mistakes”, që në shqip do të thotë “Gabime më të mira”. Ai përmban gjithsej 13 këngë, dhe tanimë mund të shijohet në të gjitha platformat muzikore në botë.

Këngët e albumit kanë kryesisht tema të shëndetit mendor, pasi edhe artistja shqiptare ka pranuar se vuan nga probleme të tilla, si ai i çrregullimit bipolar.  Kjo është dhe arsyeja pse Rexha zgjodhi që albumin ta publikonte në muajin maj, i cili njihet në të gjithë botën si muaji i ndërgjegjësimit për shëndetin mendor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat