Dje u tha se Ori ishte shtatzënë, sot ajo tregon barkun

Mediale Vip

Dje u tha se Ori ishte shtatzënë, sot ajo tregon barkun

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 15:47
Ori Nebijaj

Nuk ka vonuar shumë dhe Ori Nebijaj i është përgjigjur sot në “Wake up” thashethemeve që qarkulluan mbrëmë për të.

Mediat rozë shkruanin për një shtatzëni dhe gjithçka nisi nga fotot ku moderatorja dukej me bark më të fryrë se zakonisht.

Ori iu përgjigj këtyre lajmeve siç di ajo, me humor. Gjatë një bashkëbisedimi me Islin mbi këtë temë, Ori u çua në këmbë për të treguar barkun.

 

“Më kishin gjetur foto vetëm me të gjera të dukej sikur ka diçka aty. A mendon se duhet të çohem në këmbë?”, tha Ori dhe tregoi barkun e sheshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat