Britney Spears: Nuk mund të martohem dhe të kem fëmijë

Mediale Vip

Britney Spears: Nuk mund të martohem dhe të kem fëmijë

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 14:27
Britney Spears

Britney Spears është shprehur dje në gjyq se dëshiron që kujdestaria e të atit të marrë fund një herë e mirë. Këngëtarja ka treguar se është traumatizuar nga babai i saj, Jamie Spears.

“Kam gënjyer dhe i kam thënë gjithë botës se jam mirë dhe jam e lumtur, por nuk jam mirë. Nuk jam e lumtur, nuk mund të fle. Jam e nevrikosur. Është çmenduri. Dhe jam në depresion. Qaj çdo ditë”, është shprehur Britney.

Këngëtarja tha se dëshiron të martohet dhe të ketë fëmijë, por nuk i lejohet të mbetet shtatzënë për shkak të rregullave ligjore, që u vendosën në fuqi në 2008, sepse kujdestarët e saj nuk aprovojnë heqjen e kontrollit të lindjes. Britney e quajti abuzive këtë kujdestari dhe skllavëri të vërtetë.

Ajo i kërkoi gjykatësit të ndërpresë menjëherë marrëveshjen ligjore
teksa në 14 korrik pritet që të ketë një tjetër seancë gjyqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat