E fshehur pas syzeve dhe maskës

Mediale Vip

E fshehur pas syzeve dhe maskës

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 15:34
Khloe Kardashian

Para pak ditësh në mediat e huaja u raportua se Khloe Kardashian i kishte dhënë sërish fund lidhjes së saj me Trsitan Thompson pas ribashkimit. Një burim pranë Khloe Kardashian konfirmoi se ajo u nda me Tristan së fundmi për shkak të spekulimeve në lidhje me besnikërinë e tij.

“Ata kanë punuar për thashethemet në lidhje me tradhtinë javët e fundit, por Khloe i tha Tristan se e ka humbur gjithë besimin ndaj tij dhe lidhja nuk mund të rregullohet më. Khloe tentoi realishrt, por përfundimisht ndjehet shumë e tradhtuar prej tij. Ajo i ka dhënë fund dhe thotë se nuk do të kthehet më mbrapa.

Ata kanë bashkëprindëruar dhe e kanë parë njëri-tjetrin disa herë javën e fundit bashkë me True, por nuk janë bashkë”, tha burimi.

Ndërkohë Khloe është fotografuar ëpr herë të parë në publik pas ndarjes nga Tristan. Ajo është parë në Los Angeles së bashku me vajzën e saj 3-vjeçare, True. U vu re se Khloe=s i mungonte unaza e madhe e diamantit në gisht, që ka qenë pjesë e pandare  saj muajt e fundit. Ajo është parë me këtë unazë që nga muaji shkurt, por siç duket ka vendosur ta heqë për momentin. Khloe dukej në formë të mirë, por kishte fshehur të gjithë fytyrën poshtë syzeve të mëdha dhe një maske.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat