Nuk ka bërë operacion plastik, aktorja flet për simptomën e çuditshme të menopauzës

Mediale Vip

Nuk ka bërë operacion plastik, aktorja flet për simptomën e çuditshme të menopauzës

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 18:47
Salma Hayek

Kur Salma Hayek shkoi për herë të parë te mjeku për të parë shenjat e menopauzës, ajo u trondit nga simptomat e mundshme që ata renditën.

"Pyetjet ishin tmerruese", tha aktorja 54-vjeçare në episodin e fundit të Red Table Talk. "Ata po më pyesnin gjëra të tilla si: ‘A të janë rritur veshët? A po të rriten mustaqet dhe mjekëra? A irritohesh shpejt? A qan pa ndonjë arsye? A po merr më shumë peshë pa arsye? Dhe pastaj ka dhe pyetje të tilla si: 'A është vagina jote e thatë?' "

Por simptoma që e befasoi Hayek më shumë, kur ajo filloi të kalonte menopauzën, ishte një gjë që ata nuk e kishin përmendur - që gjinjtë e saj do të rriteshin.

"Madhësia e tyre po rritet shumë”- tha ajo. "Për disa gra ato bëhen më të vogla. Por ka disa gra që kur shtojnë në peshë, gjoksi u rritet, dhe disa të tjera që kur lindin dhe e ushqejnë bebin me gji, gjinjtë e tyre rriten dhe pastaj në disa raste në menopauzë ato rriten përsëri. Dhe unë rastësisht jam një nga ato gra që u ka ndodhur në çdo hap rritja e gjoksit! 

Hayek tha se me kalimin e viteve, ndërsa pesha e saj luhatej gjatë shtatzënisë dhe tani në menopauzë, njerëzit kanë menduar se ajo kishte bërë operacione plastike.

"Shumë njerëz thonë se kam bërë ndërhyrje në gjoksin tim, nuk i fajësoj! Ishte shumë më i vogël se kaq!”

Por Hayek theksoi se plakja nuk është problem.

"Nuk ka data skadimi për gratë.”- tha ajo. " Ju mund të mbani veten në çdo moshë, ju mund të ëndërroni në çdo moshë, ju mund të jeni romantike në moshë. Ne nuk jemi vetëm për të bërë foshnje, ne nuk jemi vetëm t’u kujdesur për burrin. Ne nuk jemi vetëm për t’u shërbyer gjithçka dhe të gjithëve rreth nesh. Është një keqkuptim që ka ekzistuar për shekuj me radhë ".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat