Aktori turk bie pre e mashtrimit, denoncon në polici

Mediale Vip

Aktori turk bie pre e mashtrimit, denoncon në polici

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 20:22
Engin Altan Duzyatan

Aktori turk Engin Altan Duzyatan, i njohur për rolin e “Ertugrul” ka rënë pre e mashtrimit nga një bashkëpunëtor i tij. 

Vitin e kaluar aktori nënshkroi një kontratë me një kompani pakestineze reklamash me biznesmenin Kashif Zamir Choudhry.

Ky i fundit i ka dhënë paraprakisht një kontratë me vlerë prej 90 milionë Rupi (rreth 570 mijë Dollarë amerikan) dhe nisi të përdorte emrin e aktorit në një fushatë reklamash.

Engin Altan Duzyatan e ka akuzuar bashkëpunëtorin e tij për mashtrim.

Sipas aktorit, çeku që ai ka marrë ishte fals dhe ka ngritur një padi në polici duke e akuzuar për mashtrim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat