Princ Harry nuk është djali i Charles?

Mediale Vip

Princ Harry nuk është djali i Charles?

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 21:44
Princi Charles, Princ Harry

Thashethemet për të kaluarën e Princit Harry, djalit të dytë të Lady Dianës dhe Princit Charles, e kanë ndjekur atë prej shumë vitesh.

Ai është mjaft ndryshe nga i vëllai i tij më i madh, William, si nga tiparet, ashtu dhe nga karakteri dhe për këtë arsye ai ka qenë “i dyshuar” nga njerëzit e tij dhe vetë familja mbretërore.

Gjatë gjithë kohës është aluduar se Harry mund të mos jetë i biri i princit Charles, por të jetë djali i një prej të dashurve të Lady Dianës.

Së fundmi, kanë dalë sërish në dritë detaje të reja që lidhen pikërisht me këto zëra pasi është realizuar një studim biometrik që një hetues ka kryer në fytyrat e Princit Charles dhe James Hewitt, i dashuri historik i Lady Diana-s, të cilin thashethemet e kishin lidhur me atësinë e Harry-t.

“Analiza bazohet në algoritme të sakta dhe identifikon një korrespondencë të jashtëzakonshme midis fytyrës së Harry-it dhe të ish oficerit kalorësiak. rsa nuk ka ngjashmëri midis Harry dhe Princit Charles”, zbulon hetuesi Ezio Denti.

Image
James Hewitt, Princi Harry, Princ Charles

Ky lloji i ekzaminimit ka një besueshmëri të lartë dhe mund të ketë vlerë ligjore. Softueri që është përdorur analizon 80 nyje në fytyrë dhe i krahason ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat