Argjira dhe Graciano krizë në çift?

Mediale Vip

Argjira dhe Graciano krizë në çift?

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 22:29
Argjira dhe Graciano

Argjira Spanca dhe Graciano Tagani janë një nga çiftet më të përfolur të momentit. Ata kanë vetëm pak javë që kanë pranuar hapur lidhjen e tyre të dashurisë dhe kanë marrë plotësisht mbështetjen e  publikut. Puna e tyre e përbashkët në televizion ishte ajo që i çoi drejt lidhjes dhe tashmë ata janë kudo bashkë.

Deri më tani marrëdhënia e tyre ka shkuar më së miri dhe ata janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin. Mirëpo mungesa e një pëlqimi në postimin e fundit të Argjirës në Instagram i ka bërë njerëzit të dyshojnë për një krizë të mundshme në çift. Moderatorja ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit, të cilët janë interesuar se si po shkon marrëdhënia me Gracianon.

“Po marrëdhënia jote me Gracianon si po vete? Ai s’të ka pëlqyer foton e fundit. Jeni shumë të mirë”, i ka shkruar dikush Argjirës.

Ajo ka pyetur menjëherë Gracianon dhe ai është përgjigjur duke qeshur se as nuk e ka parë postimin. Menjëherë ai ka dhënë “like” dhe të dy kanë treguar se lidhja po shkon vaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat