Rihanna bën veprimin e papritur 5 vite pas romancës me Drake

Mediale Vip

Rihanna bën veprimin e papritur 5 vite pas romancës me Drake

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 10:56
Drake, Rihanna

Rihanna po shijon në maksimum historinë e dashurisë me A$AP Rocky dhe që nga momenti që gjithçka është bërë publike ata të dy nuk e kanë fshehur më lidhjen e tyre.

Ata të dy janë fotografuar së fundmi në New York, ku u shfaqën shumë të dashuruar. Mirëpo fansave të këngëtares ju tërhoqi vëmendjen një detaj shumë interesant.

Rihanna ka fshehur tatuazhin e një peshkaqeni, të cilin e ka bërë në vitin 2016-të. Këngëtarja realizoi të njëjtin tatuazh asokohe me ish-partnerin e saj, Drake.

Ata të dy gdhendën në trup nga një peshkaqen dhe ky tatuazh kishte një domethënie shumë speciale për ta. Mirëpo romanca mes dyshes përfundoi vetëm pak kohë pasi ata bën tatuazhin e njëjtë dhe duket se Rihanna ka vendosur ta harrojë të shkuarën duke e fshehur këtë tatuazh..

Në vitin 2018-të, në një intervistë për “Vogue”, Rihanna konfirmoi se nuk është më me Drake.

“Nuk jemi miq tani, por nuk jemi as armiq”, u shpreh artistja.

Nga ana tjetër kujtojmë se pak javë më parë, A$AP Rocky pranoi lidhjen me Rihanna-n duke u shprehur se ajo është njeriu i duhur për të.

Ai nuk dha shumë detaje, por tha se ndihet shumë më mirë në një marrëdhënie.

“Shumë më mirë, kur ke gjetur njeriun e duhur. Mendoj se kur e di, e di. Ajo është e duhura”, u shpreh reperi, teksa është pyetur se si ndihet në një lidhje.

Image
Drake, Rihanna
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat