Salma Hayek: Gjinjtë e mi ende rriten...

Mediale Vip

Salma Hayek: Gjinjtë e mi ende rriten...

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 12:12
Salma Hayek

Salma Hayek ishte e ftuar në emisionin “Red Table Talk” të drejtuar nga Jade Smith dhe dy aktoret prekën tema të ndryshme, dhe njëra prej tyre ishte rritja e gjinjve.

“Shumë njerëz mendojnë se unë i kam rritur gjinjtë përmes operacionit dhe nuk i fajësoj sepse ato ishin më të vogla. Dhe pjesa tjetër e trupit tim ishte më e vogël”, tha Salma për disa nga anët e mira të menopauzës.

“Disa gra humbin peshë, por ka gra që shtojnë disa kile dhe gjoksi i tyre rritet. Dhe grave gjidhënëse u rriten. Unë jam vetëm një nga ato gra dhe rritja e gjinjve më ka ndodhur në të gjitha këto situata”, shtoi Salma.

Edhe pse Salma ka një linjë të bukur trupore edhe në menopauzë, ajo zbuloi se ka një dobësi në rritjen e vazhdueshme të gjinjve. “Shpina ime me të vërtetë vuan nga kjo”, tha Salma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat