Nuk kanë fund problemet për të!

Mediale Vip

Nuk kanë fund problemet për të!

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 08:21
Kim Kardashian

Kim Kardashian ka marrë një urdhër mbrojtje për shkak të burri që e përndiqte prej muajsh. Yllit të Keeping Up With The Kardashians iu dha një urdhër i përkohshëm mbrojtjeje ndaj një burri të quajtur Charles Peter Zelenoff, sipas TMZ.

Ai e ka përndjekur 40-vjeçaren për muaj me radhë e madje ka tentuar të futet brenda rezidencës Hidden Hills në Los Angeles. Ajo mori pjesë në një seancë dëgjimore në 23 qershor përmes një telefonate, me ekipin e saj ligjor që po bënte presion për një urdhër ndalimi pesë-vjeçar. Kim Kardashian i është dhënë një urdhër mbrojtjeje 3-vjeçar, pasi sipas gjykatës ai nuk e ka kërcënuar drejtpërdrejtë yllin e televizionit.

Kim Kardashian ka treguar se personi në fjalë bënte postime në Instagram ku shprehte dëshirën për të pasur marrëdhënie fizike me të. Gjithashtu ai ka pretenduar se ka arritur të xhirojë edhe brenda shtëpisë së Kim.

Kjo është hera e disatë që Kim merr urdhër mbrojtjeje nga persona që e përndjekin. Javën e shkuar asaj ju dha një urdhër mbrojtje i përkohshëm pasi një burrë dyshohet se dërgoi një unazë fejese në shtëpinë e saj.

Sipas dokumenteve të gjykatës të marra nga E! News, avokati i Kardashian, Shawn Holley, paraqiti një kërkesë për një urdhër ndalimi të Mërkurën, pasi një person u përpoq në mënyrë të përsëritur t’i afrohej yllit të televizionit. Kohët e fundit, në dokumentet e gjykatës thuhet se personi dyshohet se ka dërguar një paketë që përmbante një unazë martese dhe pilula kontraceptive në shtëpinë e Kardashian nën një pseudonim.

Më pas Kim ka treguar se në postimet e tij në rrjete sociale ky person shkruante se ishte në lidhje me yllin e televizionit dhe se madje ishte i martuar me të. Ajo ka dëshmuar se nuk ka qenë kurrë në lidhje me të dhe se madje nuk e ka njohur e as e ka takuar ndonjëherë. Kim është shprehur e shqetësuar për këtë rast, pasi skuadra e saj e sigurisë ka zbuluar se personi në fjalë ka pasur të shkuar kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat