Astrologu parashikon lidhjen e Melisës dhe Andit: Vajza është lideri në këtë raport

Mediale Vip

Astrologu parashikon lidhjen e Melisës dhe Andit: Vajza është lideri në këtë raport

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 13:33
Andi dhe Melisa

“Fati i Andit dhe Melisës” ishte tema që u diskutua ditën e sotme në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E Diell”. I ftuar ishte një astronolog, i cili u shpreh se shenja e shigjetarit puqet me gaforren, e të dy shtyhen në krijimin e familjes.

Sipas astrologut, Melisa ka një përqendrim shumë të madh në shenjën e bricjapit dhe gjithashtu Andi ka lindur në vitin e bricjapit.

“Është një raport që ka dashuri,por mund të ketë konflikt të brendshëm. Vajza është lideri në këtë raport dashurie. Bricjapi lidhet me famën, biznesin. Melisa mbas numrit 6 është tepër praktike, vendos qëllime në jetë, është më këmbë në tokë. Djali është pak fluturak, jo natyrë me këmbë në tokë si vajza. Meshkujt gaforre nuk janë tipa që janë në kërkim si akrepat që janë vëzhgues në çdo moment”, tha astrologu.

Sipas tij, e vetmja terapi kur ka sherre mes tyre, janë udhëtimet. Ai shtoi se Melisa kërkon të udhëtojë dhe të ketë aventura dhe natyra e Andit me numrin shatë lidhet me udhëtimet.

“Andi kishte planet e dashurisë në shenjët e binjakut, ndërsa vajza te bricjapi. Melisa kërkon një djalë të pjekur dhe serioz. Shigjetarët janë kritik, të kujtojnë edhe pas 10 vitesh se çfarë u ke bërë”, parashikoi astrologu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat