Sara na habiti të gjithëve me këto fjalë

Mediale Vip

Sara na habiti të gjithëve me këto fjalë

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 13:54
Sara dhe Atdheu

Sara Malaj ishte dje e ftuar në “Top Arena” përballë Antonela Berishaj, ku foli më shumë për eksperiencën e saj në emisionin e dashurisë “Për’puthen”.

Ndërkohë, që vetë autorja e programit Olsa Muhameti konfirmoi se ajo dhe Atdheu ishin çift, e madje ky i fundit tha në një intervistë në “Shqipëria LIVE” se lidhja me ish-konkurrenten ishte bërë aq serioze sa ia kishte prezantuar familjes, Sara ka habitur me deklaratën e saj.

Ajo ka pranuar se është beqare dhe tha se me të riun kosovar nuk ka qenë ndonjëherë e lidhur. Kur Antonela e pyeti si është situata e saj sentimentale, Sara u përgjigj: “Jam shumë shumë mirë.

Jam single. Nuk kam qenë ndonjëherë e lidhur këto kohë. Kam qenë në njohje e sipër. Jam shumë mirë. Po e shijoj lirinë time për momentin. Kam gjetur paqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat