Nora ka disa fjalë speciale për Erën

Mediale Vip

Nora ka disa fjalë speciale për Erën

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 16:15
Nora Istrefi dhe Era Istrefi

Këngëtarja shumë e pëlqyer nga publiku, Era Istrefi feston sot ditëlindjen dhe mbush 27 vite.

Nuk kishte se si të mungonte një urim nga motra e saj, Nora, e cila ka bërë një dedikim shumë të veçantë në Instagram. Ajo ka publikuar një foto të fundit të Erës dhe e ka shoqëruar me disa fjalë tepër emocionuese.

“Urime ditëlindjen zemra ime e bardhë, personi më special në botë. Jam me fat që të kam motër! Nuk do të doja askënd tjetër pranë në këtë moment të jetës. Faleminderit! Të dua!”, ka shkruar Nora.

Image

Kujtojmë që prej disa kohësh Era nuk është aktive në muzikë, madje poston shumë rrallë edhe në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat