Ben Affleck dhe Jennifer Lopez, shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit

Mediale Vip

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez, shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 07:23
Ben Affleck dhe Jennifer Lopez

Ata janë parë një ditë pasi kanë kaluar kohë me fëmijët e tyre. Por Ben Affleck dhe Jennifer Lopez kanë qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit pa fëmijët e tyre, të shtunën. Aktori dhe regjisori 48-vjeçar dhe këngëtarja e aktorja dukeshin të dashuruar afër njëri-tjetrit, teksa ecnin rrugës.

Jennifer dukej shumë thjesht me disa tuta, flokë të lëshuar valë-valë dhe vathë në formë rrethi.

Edhe Ben Affleck ishte veshur thjesht me një palë pantallona ngjyrë kafeje dhe një xhemper të bardhë.

Çifti ishte i shoqëruar edhe nga miqtë e tyre. Katërshja po ecte përreth bregut.

JLo ka dy binjakë me ish-bashkëshortin Marc Anthony, kurse Ben ka tre fëmijë me ishin e tij Jennifer Garner.

Ata janë shoqëruar me fëmijët e njëri-tjetrit, ndonëse për Jenniferin kjo ishte një risi.

Në qershor, një burim ka thënë për “People” se ylli i “Armageddon”-it po mundohej të afrohej me fëmijët e të dashurës së tij.

Jennifer ka kohë që është duke jetuar në Miami, ku jeton edhe ish-bashkëshorti, por duket se po mendon të zhvendoset në Bregun Perëndimor, pasi fëmijët e saj janë dakord më këtë gjë.

Në qershor, Ben dhe J.Lo ishin parë duke u puthur për herë të parë, qysh prej ribashkimit të tyre gjatë një darke familjare në Nobu Malibu, ku po e festonin ditëlindjen e motrës së saj, Lynda Lopez.

Çifti dukej shumë rehat në praninë e njëri-tjetrit e edhe në sy të fëmijëve të Lopezit.

Lidhja e tyre e ripërtërirë duket se e ka përmbushur shumë aktoren e “Out Of Sight”, që duket se nuk duhej ta kishte humbur Benin, ka thënë një burim për “Page Six”.

“Jennifer gjithmonë ka thënë se nuk duhej ta kishte humbur Benin. Ajo ishte thyer pas ndarjes së tyre, ndonëse nuk kishte pasur tjetër zgjidhje, pos t’i jepte fund fejesës”, ka thënë burimi.

Çifti fillimisht kishin qenë në lidhje nga viti 2002 dhe ishin fejuar pas një vit, por më pas fejesa ishte anuluar dhe ndarja kishte ndodhur në vitin 2004.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat